Lindi në vitin 1922, në Gjirokastër. Më 17 shtator 1945, me vendimin nr. 15, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi “armik të popullit” dhe “Kriminel lufte, se ka qenë pjesëtar i organizatës së Ballit Kombëtar në Korçë dhe më vonë është lidhur me kriminelin Besim Belishovën e bandën e tij dhe ka qenë informator duke gjurmuar elementet e Luftës NÇL” dhe e dënoi me 10 vjet burg, me humbjen e të drejtave qytetare-politike baras me kohën e dënimit dhe me konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme. Në bazë të nenit 51 të ligjit nr. 382, datë 24 dhjetor 1946, mbi DPP, dënimi iu kthye në 10 vjet privim lirie me punë të detyruar.

Fondi 1, viti 2014, dosja 18, fl. 352-353.

Burimi: Fondi 1, viti 2014, dosja 18, fl. 352-353.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.