Ushtarak, vëllai i Nikollë Gjetë Ndojt  Lindi në vitin 1910, në Mashtërkor të Oroshit. Në vitet e fundit të Mbretërisë shërbeu si oficer në ushtri. Mori pjesë në Luftën Italo-Greke më 1940. Pas kthimit, hapi një dyqan, një hotel të vogël dhe furrë buke në qendër të Nënprefekturës Shpal, deri në fund të vitit 1943, kur u zhvendos familjarisht në Shkodër. Nga Shkodra u kthyen në shkurt të vitit 1945. I vëllai, Nikollë Gjetë Ndoj [shih], në atë kohë ishte bashkuar me forcat e rezistencës antikomuniste. Më 21 shkurt 1945, forcat e operacionit ndëshkues mbërritën në Mashtërkor, e lidhën pas një peme, veçuan mallin që e konfiskuan dhe i vunë zjarrin kullës. Në gjyqin që u zhvillua në Shkodër u dënua me 3 vjet burg. U lirua në fund të vitit 1946. Pas vrasjes së të vëllait në Rubik, më 1948, u bashkua forcat antikomuniste dhe në vjeshtën e vitit 1948 u arratis jashtë vendit. Familja e tij u internua në Lezhë, Berat e Tepelenë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 30
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.