Lindi në Kimëz të Pukës, në vitin 1913. Me vendim nr. 8, datë 10 janar 1993, Gjykata e Rrethit të Pukës vendosi njohjen e faktit juridik të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike nga forcat e regjimit komunist, më 15 dhjetor 1948, në malin e Munellës.

Në këtë kohë, në Mirditë, vepronte Hodo Habibi, i cili vriste gjithë ata që e kundërshtonin në fushatën kundër qëndresës antikomuniste të Mirditës. Ai u bë terrori i krahinës duke përdorur forma poshtëruese dhe kriminale ndaj popullsisë. Në fshatin Kimëz, pasi kishte marrë rreth 40 burra të zhveshur që nga Kodra e Spaçit, urdhëron të zhvishet gruaja e Prengë Markut. Ajo nuk pranon dhe ai urdhëron ta hedhin në zjarr bashkë me rroba. Prenga arrin të zgjidhë duart dhe të largohet në male, por njerëzit e Hodos e kapin dhe e vrasin.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 231
Burimi: "Krimet e komunizmit; një histori e plotë për Mirditën”, ISKK, Tanush Kaso
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.