Lindi në Përmet, më 14 tetor 1927. E bija e Argjirit dhe Andromaqit. Me vendim nr. 153, datë 2 shtator 1967, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 6 vjet heqje lirie, si dhe heqjen e së drejtës elektorale për 2 vjet kohë. U arrestua më 12 dhjetor 1966 bashkë me bashkëshortin, Koço Prifti dhe motrën e saj, Eleni Goroshiani.

Vuajti dënimin në burgun e grave në Qytet Stalin, sot Kuçovë. U lirua më 25 nëntor 1972.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 378
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.