I biri i Uran Kalakullës. Në vitin 1974, ndërsa i ati ishte duke vuajtur dënimin politik në burg, Platori u dëbua nga Tirana për në Shkodër bashkë me të ëmën, Nedret Kalakulla, e motra e Arshi Pipës.

Më 24 nëntor 1983, kur Urani kishte dalë nga burgu, me vendimin nr.15, datë 22.11.1983, të Komisionit të Internimit dhe Dëbimit, Platori, bashkë me familjen, u internuan nga Shkodra në  zonën e Kavajës, fillimisht në Spille e më pas në Reth Greth.

U lirua nga internimi më 22 nëntor 1988.

Fotoja është realizuar në tetor 1984.

 

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.