U lind në vitin 1915. Ishte një nga të arrestuarit pas vrasjes së sekretarit të parë të Komitetit të PKSH-së së Mirditës, Bardhok  Biba, në 7 gusht të vitit 1949. Gjykata e Lartë Ushtarake, me veprim në Rrëshen e drejtuar prej nënkolonel Bilibil Klosit, prokuror major Misto Bllaci, me vendimin nr.98, datë 16.8.1949 e dënoi, bashkë me 3 persona të tjerë, me vdekje, me varje në litar. Ekzekutimet u bënë të nesërmen në Qafën e Valmirit, ku ishte vrarë Bardhok Biba. Përveç katër burrave që u varën në litar, dhjetë të tjerë u pushkatuan, atë ditë, në atë që ka mbetur në histori si maskara e Qafës së Valmirit.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.