Lindi në Malkolaj të Lezhës, më 2 qershor 1918. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verfikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ me vendim nr. 24, datë 18 qershor 1993 ka vendosur njohjen e kohës së internimit për «çështje politike» nga rrethi fshati Malkolaj të Lezhës, në rrethin Lezhë/Shkodër, prej datës 10 shkurt 1945, deri më 15 korrik 1945, si dhe nga data 29 gusht 1948, deri më 10 janar 1949.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 351
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.