U internua bashkë me dy nga vajzat e saj të mitura, për shkak të arratisjes së bashkëshortit, Muço Çeprati, ndërsa një djalë dhe një vajzë qëndruan te të afërmit. Dy vajzat që kishte me vete, ndërruan jetë në kampin e Krujës në vitin 1946.

Në vitin 1968, internojnë, nga Elbasani në Dragot, vajzën e saj, Fatime e cila ishte e martuar. Në vitin 1970, për t'i shpëtuar ndonjë dëbimi apo internimi, shkoi në Dragot edhe djali i Pirajes, Gjoleka Çeprati bashkë me nënën e tij. Piraja ndërroi jetë në Dragot dhe prehet në Vlorë, sipas amanetit që kishte lënë. Në varrin e saj është shënuar edhe emri i bashkëshortit, Muço Çeprati, megjithëse eshtrat e tij nuk janë gjetur.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.