Avokat. Ekzekutuar më 22 qershor 1943 në moshën 70-vjeçare duke e akuzuar si spiun Greqisë, Zogut dhe Italisë, çfarë nuk ishte e vërtetë.

Petro Dilo në kohën e pushtimit të dytë të Shqipërisë së Jugut, autoritetet e ushtrisë greke I dënuan me vdekje. Po kështu, në kohën e Zogut, Petro Dilo, ishte pushuar nga puna si nënprefekt dhe ishte internuar në Lezhë. Nën pushtimin e Italisë fashiste, Petro Dilon e burgosën 4 muaj, ndërsa vajzën e tij mësuese e transferuan në Peshkopi, e më pas e pushuan nga puna. Gjatë luftës italo-greke i dogjën shtëpinë.

Në një letër që i vëllai, Vasil Dilo i dërgoi Qarkorit të PKSH-së, shkruante: "…nderi, burrëria, sinqeriteti, serioziteti dhe interesi moral e material i kësaj Partie lyp që kjo: ose të marrë ajo vetë dhe zyrtarisht përgjegjësinë e kësaj vrasje ose të denoncojë solemnisht komunikatën, me të cilën vrasësit i kanë vënë vulën e spiunit një të pafajshmi….”.

Burimi: Skenare te pergjakur (Permeti 1943-1990), Xhafer Sadiku, ISKK, Tirane 2016
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.