Inxhinier. Lindi në Ohër, më 15 maj të vitit 1901. Shkollën fillore dhe unike i kreu në Pogradec, ndërsa studimet e të larta për Inxhinieri Hidro-Teknike në Universitetin e Vjenës, nën kujdesin e të ungjit, Dr. Gjergj Pekmezit. Atje u zgjodh në organin drejtues të shoqërisë studentore «Albania». Gjatë viteve të studimit, u njoh dhe u lidh në martesë (më 1922) me studenten austriake Ketrin Morr, e diplomuar për Ekonomi. Pas përfundimit të studimeve, më 1923 u kthye në atdhe dhe krijoi shoqërinë «Puntoria Pekmezi» me qendër në Korçë. Më 1928 shoqëria e transferoi aktivitetin në Tiranë. Pas pushtimit gjerman të Shqipërisë, filloi punë si përkthyes i Gestapos. U pushkatua me urdhër të Enver Hoxhës nga një grup partizanësh, më 12 nëntor të vitit 1944, në oborrin e shtëpisë së tij, në breg të Lanës, pranë lagjes «Ali Demi», sepse, me sa duket, ishte i vetmi dëshmitar, që kishte dijeni për marrëveshjen që prishi Enver Hoxha me gjermanët për këmbimin e tri vajzave naziste me të internuarit e kampit të Prishtinës, gjë që çoi në pushkatimin e 104 shqiptarëve të internuar në këtë kamp (sipas disa dëshmive të dokumentuara publikuar nga Kastriot Dervishi, vendi i ekzekutimit ishte pranë Linzës). Më 9 dhejtor 2009, Presidentit  i Republikës e dekoroi me urdhrin «Nderi i Kombit».

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 237.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.