Përparim Myrdini | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Përparim Myrdini |
Vendlindja: | Përmet |
Vendbanimi: | Shtyllas, Fier |
Datëlindja: | 1953 |
Internimi | |
Data e Internimit: | 8/8/1972 |
Fundi i Internimit: | 8/8/1980 |
Akuza: | "Motive politike" |
Lindi më 1953, në Përmet. U internua për motive politike. Me vendim nr. 26, datë 18 dhjetor 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Fierit në Shtyllas (Fier), prej 8 gushtit të vitit 1972 deri më 8 gusht 1980.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 450