Lindi më 5 janar 1927, në Gjirokastër. Është internuar dhe dëbuar "për çështje politike". Me vendim nr. 25, më 23 korrik 1993, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit dhe dëbimit, nga Tirana në Gjirokastër, prej 6 gusht 1969 deri më 1972 dhe prej 1972 deri më 30 shtator 1991. Nga këto, 3 vite janë internim.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 222
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.