Lindi më 1912, në Fier. Arrestuar më 8 gusht 1949. Më 24 dhjetor 1949, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi për «pjesëmarrje në grup të organizuar, për veprime përgatitore, për të kryer vrasje kundër njerëzve të pushtetit dhe për arratisje », me vdekje, varje në litar, humbjen e të gjitha të drejtave civile përgjithmonë dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. Ekzekutuar më 24 gusht 1950.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 376
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.