U akuzua "Për veprimtari armiqësore para Çlirimit", neni 58, Kodi Penal dhe "Për agjitacion e propagandë kundër shtetit", neni 55/1 i Kodit Penal.

Gjykata popullore e rrethit Fier, me vendim nr. 42 dt. 19.02.1981, lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë me vendimin nr. 58 dt. 09.03.1981 dhe refuzimin e faljes së jetës nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, me shkresën nr. 310/1 dt. 31.03.1981 vendosi:

  1. Dënimin me vdekje, me pushkatim
  2. Heqjen e së drejtës elektorale për 5 vjet sipas nenit 25 të kodit Penal
  3. Heqjen e dekoratës “Medalja e Çlirimit” sipas nenit 23 të kodit Penal

Motivet e dënimit, të permendura në gjyq ishin: "Ben komente kunder politikes se Bashkimit Sovjetik dhe flet kundra vijes se drejte te partise" si dhe ngjarje që lidhen me Luftën Nacionalçlirimtare.

 Nuk dihet data dhe vendi i ekzekutimit.

Burimi: Autoriteti i Dosjeve
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.