U gjykua në njër proces me 16 të pandehur, që akuzoheshin se kishin bashkëpunuar me  Dedë Shabanin për kryengritjen e 20 janarit 1945. U akuzuan në bazë të nenit 1 të ligjit nr.21, datë 15.12.1944. Gjykata Ushtarake e Krahinës Ushtarake të Korparmatës së 3-të Shkodër, e drejtuar nga major Hamit Keçi, me pjesëmarrjen e prokurorit Sotir Dodoni, me vendimin nr.21, datë 5.2.1945, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me vdekje dhe me konfiskimin e pasurisë. Të njëjtin dënim morën edhe tre persona të tjerë, ndërsa pjesa tjetër e të pandehurve u dënua me heqje lirie.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.