U lind më 1920, në Vlorë. Më 24 maj 1956, me vendimin nr. 155, Gjykata e Tiranës e dënoi për “mosbindje ndaj urdhrit të transferimit”, me 3 muaj punë korrektuese me ndalimin e 1/6 e pagës. Më 18 shkurt 1957, me vendimin nr. 4, Gjykata e Lartë (Kolegji Ushtarak) e dënoi për “tradhti ndaj atdheut, se ka zhvilluar veprimtari spiunazhi, në shërbim të agjenturave të huaja duke mbledhur dhe dorëzuar informata me karakter sekret në dëm të PPSH”, me 20 vjet burg, heqjen e dekoratave që mban dhe humbjen e të drejtave elektorale për vjet 5 kohë.

 

Fondi 1, viti 2014, dosja 24, fl. 427-428.

 

Burimi: Fondi 1, viti 2014, dosja 24, fl. 427-428
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.