Ushtarak i lartë. Lindi më 7 prill të vitit 1885, në Leskovik. Sipas të gjitha gjasave, u arrestua në shkurt 1945. Më 23 qershor të po këtij viti, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi "armik të popullit", sepse "si oficer i lartë ka tradhëtuar e penguar luftën e popullit duke qendruar në shërbim të qeverisë kuislinge", dhe e dënoi me 30 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtave civile e politike baraz me kohën e dënimit, si dhe me konfiskimin e pasurisë.

Burimi: AISKK, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 1-2
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.