"Gruaja e Mufid Bej Libohovës, pianiste. Lindi në vitin 1886, në Danimarkë. I ati ishte ushtarak dhe gjatë luftës me rusët e bardhë u detyrua të largohej në Paris. Studioi për piano. Në Stamboll, ku e kish dërguar i ati, u njoh dhe u martua me Mufid Bej Libohovën. Aty nga fundi i vitit 1908 ose fillimi i vitit 1909, mbërriti bashkë me të shoqin në Shqipëri. Ish-ministri i Brendshëm kishte një djalë me gruan e parë, Malikun, ndërsa me Ollgën i lindi Elmazi. Në vitin 1945, me urdhër të Petrit Dumes, familja e Mufid Libohovës u zhvendos në një stallë lopësh. Pasi jetoi për pesë muaj në të, Ollga u internua në Shijak. E braktisur nga familjarët dhe e ndarë nga djali që ndodhej në burg, danezja punonte në fushat misrit. Nga viti 1949 deri më 1958 jetoi e internuar në fshatin Tresh të Lezhës. Pas lirimit nga burgu të të birit, Elmazit, jetoi për disa kohë me të në fshat. Vdiq në moshën 77-vjeçare dhe u varros në fshatin Zejmen. Ollga Libohova dhe djali i saj, Elmasi, sot prehen në kodrat e Tufinës, në Tiranë.

Burimi: Pëllumb Velo, Familja që sundoi Janinën për 200 vjet, TN, 29 mars 2004
Burimi: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist V, ISKK
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.