Luftëtar antikomunist. Lindi në Velë të Vendit, në vitin 1925. Më 12 prill 1950, çeta antikomuniste ku bënte dhe pjesë, me komandant Prengë Dodë Gjinin, u rrethua nga forcat qeveritare, në pyllin midis Lurthit e Ujë  Shtrezit. Aty mbeti i vrarë, bashkë me katër bashkëluftëtarë të tjerë. Trupat e tyre të pajetë u groposën në breg të Lumit të Zmesë në Rrëshen. Pas ekzekutimit, familja e tij u internua në kampet e Jugut të Shqipërisë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 29
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.