Martir i kombit dhe i klerit katolik. Lindi në Shkodër, më 14 dhjetor 1890. Diplomohet për filozofi e teologji në kolegjin e Propaganda Fides në Romë. Meshtar në Shodër, Koman, Hajmel, etj. Arrestohet në vitin 1946 dhe torturohet për dy vjet çnjerëzisht nga Sigurimi i Shtetit, deri në varje dhe elekroshok. Qendroi i paepur. Me vendim të Gjykatës Ushtarake të Shkodrës dt.8.01 1948 u dënua me vdekje me akuzën “për krime politike”, bashkë me 16 klerikë të tjerë si Imzot Frano Gjini, Patër Mati Prendushi, Atë Çiprian Nikaj etj. Vendimi u ekzekutua në mesnatën e 11 marsit 1948.

Burimi: Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik, Tiranë, 2007
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.