U lind më 13 tetor 1938, në Vlorë. U arrestua më 27.12.1973.  U shpall fajtor për «tradhti ndaj atdheut» dhe për “spiunazh polak”. Me vendim nr. 10, datë 21 janar 1974, Gjykata e Rrethit të Durrësit e dënoi me 18 vjet burg (sipas Kastriot Dervishit, 15) dhe konfiskimin e pasurisë. Vuajti 13 vjet, 4 muaj dhe 11 ditë burgim. U lirua më 8.5.1988.

Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar përmbajtjen e dokumenteve që tregojnë se Profi është përdorur nga Sigurimi për spiunimin e të dënuarve dhe daljen dëshmitar kundër tyre.

 

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 384; https://kohajone.com/magazine/spiuni-i-xhelal-koprenckes/
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.