Lindi në fshatin Ksamil të Sarandës, në vitin 1913. Më 24 korrik 1962, Gjykata Ushtarake e Tiranës e shpalli fajtor për "tradhëti ndaj atdheut", "pjesëmarrje në banda të armatosura" e "agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, konfiskmin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, humbjen e të drejtës elektorale dhe heqjen e dekoratave. U ekzekutua më 14 nëntor të vitit 1962.

Burimi: AISKK, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 433; Lista e personave të ekzekutuar për vitin 1961-1962, hartuar nga Dega e Hetuesisë së Drejtorisë së Policisë, Tiranë
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.