Lindi më 1891, në Leshnicë të Sarandës. Studioi për inxhinieri kimike në Tuluzë të Francës. Ish-deputeti i Delvinës dhe antifashisti i internuar nga pushtuesit italianë. Më 3 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 1 vit burg si "sabotator". U arrestua sërish më 23 shkurt 1951 dhe u ekzekutua, pa gjyq, më 26 shkurt me 21 intelektualë të tjerë me pretekstin e hedhjes së bombës në Ambasadën Sovjetike. Gjyqi u bë të nesërmen e ekzekutimit, më 27 shkurt. Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor "për pjesëmarrje në organizatë terroriste, për hyrje në shërbim të spiunazhit imperialist, për agjitacion e propagandë kundër pushtetit dhe për nxitje për luftë" dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, humbjen e të drejtave civile dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme.

 

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2016, D. 45, FL. 2
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.