U dënua në vitin 1966 në moshën 19 vjeç duke e akuzuar që ishte në dijeni të planeve të dajës së tij për arratisje. Nga burgu i Tiranës, dërgohet në burgun e Laçit dhe në janar 1967, zhvendoset në burgun e Elbasanit. Në kohën kur u zhvillua revolta në burgun e Spaçit, ka qenë atje dhe ka marrë pjesë në revoltë, duke u ridënuar më pas. Gjykata Popullore e Rrethit Mirditë, e përbërë nga Filip Lako kryetar dhe Gjin Pali e Pjetër Nikolli ndihmësgjyqtarë, me pjesëmarrjen e prokurorit Zef Deda me vendimin nr.29, datë 30.6.1973, i deklaroi fajtorë të pandehurit dhe përveç konfiskimit të pasurisë dhe humbjen e së drejtës zgjedhore i dënoi me 16 vjet burg.

Burimi: https://kujto.al/45-vjetori-i-revoltes-se-spacit-dosja-e-plote-e-ngjarjes-shkaqet-pasojat-dhe-xhelatet/
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.