Motra e Myzafer dhe Arshi Pipës. Pas vrasjes së Myzaferit dhe dënimit me burg të Arshiut, u internua në Durrës me prindërit dhe motrat. U martua me Uran Kalakullën, i cili gjithashtu u dënua me burg, kur djali i tyre ishte 2 vjeç e gjysmë. U internua për 5 vjet dhe u kthye në Shkodër. Punoi për disa vite në fabrikën e tullave. Në vitin 1983, pas lirimit të Uranit, internohen sërish për 5 vjet në fshatrat e Kavajës ku punuan në bujqësi.

Ka ruajtur dhe ka përkthyer në shqip librin që Arshi Pipa shkroi  në italisht dhe e fshehu në dyshekun e vjetër në burgun e Burrelit.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.