Lindi në Selcë, më 5 prill 1923. Me vendim nr. 427, datë 23 qershor 1994, Gjykata e Rrethit Tropojë vendosi vërtetimin e faktit juridik të vrasjes pa gjyq për motive politike të të ndjerit Ndue Nosh Progni nga forcat e ndjekjes së rregjimit komunist, si kundërshtar i këtij rregjimi, më 25 gusht 1952, në vendin e quajtur Valbonë të rrethit Tropojë.

Ishte vëllai i Gjelosh Prognit. Dy vëllezërit ishin pjesë e kryengritjes antikomuniste të Nikaj-Mërturit në vitin 1946. I kërcënuar për tu arrestuar, Ndue Noshi u arratis në Jugosllavi. Në vitin 1952, ai u kthye në Shqipëri me qëllim për të marrë të afërmit por u kap nga oficerët e Sigurimit dhe u pushkatua. Trupi i tij u tërhoq zvarrë nëpër qytetin e Bajram-Currit, me qëllim për tu bërë terror në pjesën tjetër të popullsisë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 385
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.