Lindi në vitin 1919, në Iballë të Pukës. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Shkodër, kurse studimet e larta në degën e Inxhinierisë Politeknike në Universitetin e Torinos, në Itali. Më 1942 udhëhoqi lëvizjen antikomuniste në Pejë dhe shumë qytete të tjera të Kosovës. Në fund të vitit 1944 u kthye në Shkodër, ku u arrestua nga komunistët dhe iu dorëzua forcave jugosllave. Bashkë me të arrestuar të tjerë, u mbajt në një kazermë në Titograd (Podgoricën e sotme), prej nga arriti të arratiset. Në fund të vitit 1945 u bashkua me xhaxhain e tij, Pashuk Bibë Mirakajn , që luftonte kundër komunistëve në trevat e Pukës. Pas vrasjes së Pashukut më 1946, drejtimi i çetës i mbeti Ndocit. U vra në Boset të Pukës, më 29 gusht të vitit 1949, në përpjekje me Forcat e Ndjekjes, bashkë me bashkëluftëtarët e tij, Ndue Përlle  dhe Ndue Fushën .

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 357
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.