Lindi në Moskë, më 13 prill 1932. Me vendim nr. 2, datë 22 janar 1976, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtore për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie. Për «agjitacion e propagandë» e dënoi me 4 vjet heqje lirie. Për «nxjerrjen e sekretit shtetëror» e dënoi me 2 vjet heqje lirie. Përfundimisht u dënua me 18 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Dënimi filloi të zbatohet më 14 maj 1975, që është edhe data e arrestimit.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 241.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.