Lindi më 1912, në Krujë. Klerik bektashi. Ishte shumë i afërt me Mbretin Zog dhe kishte marrëdhënie miqësore në Legatën Amerikane në Shqipëri.

U arrestua në maj 1947. U torturua për dy ditë në shtëpinë e Serreqit. Më 24 maj 1947, u hodh nga kati i dytë i godinës duke e fshehur ngjarjen me justifikimin që donte të arratisej.

Më 26 prill 1993, me vendim nr. 181, Gjykata e Krujës vendosi të njohë faktin e ekzekutimit të tij pa gjyq për motive politike nga regjimi komunist më 24 maj 1947.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2015), 169
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.