Avokat i diplomuar në Stamboll. Lindi në Libohovë dhe u zhvendos në Shkodër. I ati i Myzafer Pipës dhe Arshi Pipës.

Pas martesës së parë nga pati Myzaferin, u martua me Hatixhen me të cilën pati 4 vajza dhe një djalë, Arshi Pipën. Në vitin 1946 arrestojnë dhe  vrasin në tortura djalin, Myzaferin, avokat i cili mbrojti në gjyqet komuniste një anëtar të organizatës Bashkimi Demokrat dhe priftërinjtë katolikë. Arrestojnë dhe dënojnë edhe Arshi Pipën, shkrimtar i njohur i cili u arratis nga Shqipëria pasi doli nga burgu. Mustafain e internojnë në Durrës dhe i zhvendosin vazhdimisht në periferi, fshatra dhe zonën e plazhit në baraka apo stalla dhensh. Ndërron jetë ditën e një prej këtyre zhvendosjeje pasi kishte udhëtuar me kockën e femurit të thyer mbi një karrocë sepse nuk i kishin lejuar të merrnin autoambulancë.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.