Poet, shkrimtar, përkthyes, publicist.

I biri i Hamid Greblleshit, ekzekutuar pa gjyq nga komunistët, që edhe vetë do të provonte burgun e diktaturës.

U lind në Tiranë, më 15 dhjetor të vitit 1922.

Mësimet fillore i kreu në Vlorë, ndërsa të mesmet në Liceun e Tiranës. U regjistrua në Universitetin e Torinos, në Fakultetin e Letërsisë, por u detyrua t’i ndërpresë studimet.

Me pseudonimin Liu i Cakut zhvilloi një veprimtari të gjerë letrare e publicistike në revistat «Tomori», «Njeriu», «Bleta», «Kultura Islame», «Vatra», «Drini», «Revista Letrare» etj.. Pas luftës, punoi si redaktor i gazetës «Bashkimi» nga dita e parë e botimit të saj deri në vitin 1947, kur u arrestua si "armik i popullit".

Pas lirimit nga burgu, punoi për disa vjet si mësues gjuhe në disa qytete, por shumë shpejt u quajt i padenjë për të ushtruar një profesion të tillë, ndaj u hoq nga arsimi dhe u detyrua të punojë si punëtor krahu deri në vitin 1974.

Vepra: «Albumi i një bojaxhiu» (tregime, Tiranë, 1960; Prishtinë, 1971), «Shalli i kuq», «Gremina e dashunis» (Prishtinë, 1968), «Muhabet tirançe me Liun e Cakut» (Tiranë, 1997). Përkthime: «Një mijë e një net» (në tre vëllime, Tiranë 1998), Pirandelo «Jeta lakuriq» (novela), Eduardo de Filipo, «Filumena Marturano» (drama).

Burimi: AISKK. F. 354. V.2
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.