Lindi më 1876, në Shkodër. Pjesmarrës në lëvizjen e Postribës, shtator 1946. U arrestua nga Dyl Zaja; në qeli, agjentët ngulnin këmbë të nxirrnin prej Cafit të dhëna rreth zhvillimit të mbledhjes së Postribës, ose të nënshkruante një deklaratë, ndonëse nuk kishte qenë i pranishëm. Hetuesia me F. Kapisyzin kërkonin prej tij të dëshmonte kundër Cin Serreqit duke e akuzuar si “avokat” të tij; përkrahës të Partisë Demokristiane. Më 8 dhjetor 1947, Gjyqi Ushtarak zhvilluar në Shkodër e dënoi me vdekje pushkatim "për akuzën e përgatitjes dhe pjesëmarrjes në Lëvizjen e Postribës në bashkëpunim". Me 8 Mars 1948, rreth orës 4.45’ u pushkatua. Si njeri i besimit, u fal me tespi në dorë, deri çastin e fundit. Fjala e fundit e tij para pushkatimit ishte “Rrnoftë Shqipnia!”

Burimi: Uran Butka: Kryengritjet e para kundër-komuniste, ISKK, Tiranë 2013, f. 277-278; Fritz Radovani, BKSH, 1994, Vol. XV, f. 257 -259
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.