Ushtarak Shijak 1912-18 dhjetor 1948. Mbasi mbaron gjimnazin në Shkodër dhe shkollën Plotësuese të Oficerëve në Tiranë, diplomohet në Akademinë Ushtarake të Torinos më 1936. Rrethkomandant rekrutimi në Librazhd, Burrel. Pas pushtimit emërohet në Malin e Zi përkohësisht. Jep dorëheqjen nga shërbimi ushtarak. 1943: Komandant xhandarmërie në Shijak. Me ardhjen e komunistëve në pushtet, Mustafai krijon një çetë që vihet nën shenjestër të forcave të ndjekjes. Për 4 vjet çeta ia doli të kryente e pacënuar aksionet kundër regjimit komunist. Më 18 dhjetor u rrethua nga forcat e komanduara nga Kadri Hazbiu. Nuk pranoi të dorëzohej dhe vrau veten që të mos binte në dorë të terroristëve komunistë. Të nesërmen, Mustafa Deliallisin e vdekur, e ekspozuan në qendër të Shijakut, për tri ditë e tri netë përjashta, e më pas me një karrocë plehrash e çuan për ta varrosur, jo në varrezat e qytetit, por diku në breg të Erzenit, në një gropë, pa i vënë asnjë shenjë për njohje. Edhe sot, me gjithë përpjekjet e pandërprera, familja e tij nuk e ka gjetur varrin. Më 20 shkurt 1993, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq, për “motive politike“, më 17 dhjetor 1948.

 

 

Burimi: AISKK, F. V. D. Fl
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.