Lindi më 3 prill të vitit 1880, në Kavajë. Më 11 qershor 1992, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qënë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vërtetoi se Murat Goria është ''pushkatuar pa gjyq për motive politike'' në shkurt të vitit 1945. Më 12 shkurt të vitit 1947, Komiteti Ekzekutiv i K. P. të Nën-Prefekturës së Shijakut, vendosi sekuestrimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme.

 

Burimi: AISKK, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 23-24; AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 545, 665; Gazeta Zyrtare, 14 maj 1947, F. 6
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.