Lindi në Kurvelesh të Tepelenës, në vitin 1910. Më 14 qershor 1945, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e shpalli “armik të popullit“ dhe e dënoi me 10 vjet privim lirie me punë të rëndë, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale e politike. U riarrestua në burg më 25 maj 1949, dhe më 25 nëntor të po atij viti, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor se, në bashkëpunim, “ka formuar në burgun e Vlorës një organizatë klandestine“, “është lidhur me elemente reaksionarë“ dhe “ka qenë për përmbysjen me dhunë të pushtetit“, ndaj dhe e dënoi me vdekje, me humbjen e përhershme të të drejtave dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme.

Burimi: F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 230
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.