Muharrem Dizdari | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Muharrem Dizdari |
Vendlindja: | Delvinë |
Vendbanimi: | Shkodër |
Datëlindja: | 8/06/1932 |
Internimi | |
Data e Internimit: | 10/03/1956 |
Fundi i Internimit: | 30/09/1991 |
Akuza: | "Motive politike" |
Gjykata: | Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ |
Lindi në Delvinë, më 8 qershor 1932. U dëbua "për çështje politike". Më 10 shkurt 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi i Tiranës në rrethin e Shkodrës, prej 10 marsit të vitit 1956 deri më 30 shtator 1991.
Burimi: F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 833