Mbështeti personalisht dhe familjarisht luftën partizane, por më pas familja e tyre u përndoq. I vëllai, Agroni, kishte denoncuar Partinë Komuniste si tradhtare të Shqipërisë në vitin 1944 dhe pasi ishte larguar dy vjet nga Shqipëria, kur u kthye në vitin 1946, e arrestuan. Në atë kohë, Muharremi punonte në Komisionin e Planit të Shtetit, por në vitin 1956 arrestohet duke u akuzuar si “mbështetës i Konferencës së Tiranës”.

Lirohet me ndërhyrjen e mjekut për arsye shëndetësore dhe internohet në Llakatund të Vlorës, ku ndërron jetë në vitin 1968.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.