Veprimtar politik, zv. Ministër i Punës e Çështjeve Sociale (1992-1996). Lindi në vitin 1939. U internua për motive politike familjarisht (bashkë me të ëmën Xhina dhe vëllain Leka) më 17 korrik 1945, në kampet e Beratit, Tepelenës e të Lushnjës. Gjimnazin e kreu pa shkëputje nga puna në Lushnjë. Teksa po kryente internimin në kampin e Gradishtës të
Lushnjës, më 10 korrik 1979 u arrestua dhe dënua me 10 vjet burg. U lirua më 20 dhjetor të vitit 1986. Pas rënies së komunizmit, në vitin 1992 u emërua zv. Ministër i Punës e Çështjeve Sociale, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 1996. Mbas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë në shtator 2001.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 217.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.