Shkrimtar, përkthyes, ekonomist. Dhimitër Pasko me pseudonimin Mitrush Kuteli, u lind në Pogradec, më 13 shtator 1907. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes, më 1919. Po këtë vit, në kalendarin «Pogradeci», botoi vjershat e tij të para: «Mëmës Shqipëri» dhe «Skënderbeu». Më 1921 filloi Shkollën Tregtare Rumune në Selanik. Nga viti 1924 kish filluar të botonte te «Shqipëria e Re» dhe «Kosova» që dilnin në Kostancë të Rumanisë. Më 1928, filloi studimet në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike në Bukuresht (1928). Në vitet 1928-1933 drejtoi gazetën «Shqipëria e Re» në Kostancë, në faqet e së cilës hapi më 1929 rubrikën «Shënime Letrare». Me pseudonime të ndryshme botoi artikuj mbi çështjen e Bjeshkës së Velipojës, të Vermoshit dhe mbi manastirin e Shën Naumit. U diplomua më 1931 dhe në shkurt 1934 mori doktoratën në shkencat bankare dhe monetare me vlerësimin më të lartë «Diplomam Magnam cum Laudæ».

Në janar 1945 u emërua drejtor në Drejtorinë Qendrore të Bankës së Shtetit Shqiptar, por në gusht 1946 u detyrua të jepte dorëheqje, sepse ishte kundër marrëveshjes së qeverisë shqiptare me përfaqësuesit e Beogradit për kursin e këmbimit mes lekut dhe dinarit jugosllav.

U arrestua më 16 maj 1947 për "agjitacion e propagandë" dhe u dënua me pesë vjet burg. Vuajti dënimin në kampin e Vloçishtit. U lirua me falje në maj 1949, pra pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë.

Punoi si përkthyes në shtëpinë botuese shtetërore «Naim Frashëri». Vdiq në Tiranë, më 4 maj të vitit 1967.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2016), 418
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

Maria 3-vjeçare që u "braktis" nga nëna për t'i shpëtuar kampit të Tepelenës!

"U ndanë ashtu mes dhimbjes dhe u panë pas 17 vjetësh në Plug në një Lexo më shumë