Lindi më 17 maj 1960, në Kardhiq të Gjirokastrës. Me vendim nr. 32, datë 6 maj 1981, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut të mbetur në tentativë» dhe e dënoi me 10 (ose 12) vjet burg. E dërguan fillimisht në burgun e Spaçit dhe në vitin 1983 në atë të Qafë-Barit, ku mori pjesë edhe në revoltën e majit të vitit 1984. Kreu 7 vjet burg dhe u lirua më 2 tetor 1987, pas uljeve të dënimit që përfitoi me amnisti dhe punë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 158.
Burimi: Rrëfimi i Mirush Osmanit, në ciklin “Zërat e Kujtesës”
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.