Ishte vetëm 13 vjeç kur sigurimi i shtetit e arrestoi dhe e burgosi në burgun Tropojës, në burgun e Kukësit dhe burgun e Beratit me motrat më të vogla Elmien 11 vjeç, Zenepin 3 vjeç dhe vëllain Shemsedinin 9 vjeç, më pas i internojnë në kampin e përqëndrimit – Tepelenë. Atje ku humbi jetën edhe i vëllai Shemsedini. Sipas rregjimit të kohës shkak për këto vuajtje që do të përjetonte vajza e vogël Mine, kthyer nënë për motrat e vëllain ishte arratisja përtej kufirit shqiptar të prindërve Çelë dhe Gjyle Mulosmani dimrin e vitit 1949 së bashku me dy vëllezërit e saj më të rritur Musli dhe Hysni Mulosmani. Me Musliun fati e takoi ta shihte vetëm në vitin 1992 pas vajtjes së tij në Shqipëri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I ati i saj, Çelë Mulosmani rridhte nga një familje e njohur patriotësh e nacinalistësh në veri të vendit. Por që diktatura komuniste e kishte venë në shënjestër për ta burgosur dhe ekzekutuar. Shtëpinë ja kishin djegur e shkatërruar disa herë, marrë edhe gjenë e gjallë që kishin, po jetonin në kasolle. Në këto kushte sëbashku me grua dhe dy fëmijët më të rritur detyrohen të lenë vatanin, të arratisën, ndërsa më të vegjëlit për shkak të motit të keq e të ftohtë i lenë në kasollen e tyre në fshatin Bujan të Tropojës. Pas largimit kthehen disa herë për t'i marrë vocërrakët, por ishte e pamundur. Ata tashmë ishin arrestuar, e më pas dërguar në kampin e Tepelenës.
Me dhimbje në zemër, e shpirt të rënuar si relikë të vetme të vëllait të vrarë, Minia ruante një çorape të coptuar nga bomba që shpërthye mbi trupin e tij. Edhe helm kishte pirë për të vdekur nga marrazi i vdekjes së vëllait, por Zoti i dha jetë për tu kujdesur si “nënë” edhe për motrat më të vogla.
Puna e rëndë dhe e detyruar nuk ju nda në internim në Tepelenë, edhe pse e rraskapitur nga lodhja, racionin e bukës së saj si fuqi punëtore e atij kampi e ruante për më të vegjëlit. Kishte shpirt human e të fortë.
Koha bëri të vetën tek ajo vajzë e vogël që për vetë rrethanat familjare mori rolin e nënës. Përveç punës kujdesej edhe për vogëlushët, të cilët i donte shumë e bënte çmos, mos ti mbante larg vetes asnjë çast. Edhe ata e donin.
“Kujdesu për më të vegjëlit” – e kishte porositur i ati, atë natë dimri, kur u largua për mos ti parë më kurrë…”Për ne vetëm nesër shko në postën e kufirit, thuaj nuk e di se ku ndodhen, por di që nuk jane tek ne në banesë”….
Dhe Minia e kishte kryer porosinë e amanetin e babait. Por një ditë ndodhi tragjedia, aty diku në kampin e Tepelenës shpërtheu një bombë e mbetur nga lufta që i mori jetën vëllait të saj. Me gjithë dhimbjen në shpirt arriti nga pluhuri i eshtrave të tij të merrte si relike vetëm një çorape të coptuar nga bomba që i shpërtheu trupin. E ruante dhe sot, si gjënë më të çmuar… Pa bukë, pa ujë, pa rroba, pa strehë në kushte jashtë normales për jetesë, papastërti, ku çdo ditë humbnin jetën në atë qiell të hapur gra, fëmijë e të moshuar, kalonte ditët e netët edhe Minia me të vegjëlit e saj. S’mjaftonte vetëm kjo, por çdo ditë xhelatët e kuçedrës së kuqe do ti bënin edhe apelin njerëzve të pambrojtur, të paushqyer e të mërdhirë nga i ftohti i madh i dimirt.
Burimi: https://www.voal.ch/mine-mulosmani-balaj-nje-heroine-e-kombit-tone-nga-moza-boletini-shba/
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.