Lindi në Qelëz të Pukës, më 14 maj 1947. U internua për motive politike. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verfikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Pukës në rrethin e Tepelenës, prej 15 qershorit 1949 deri më 10 dhjetor 1949, si dhe prej 6 majit 1950 deri më 2 dhjetor 1950. Sigurimi i dogji shtëpinë me gjithë pasuri. I ati u dënua me burgim.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 230
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.