Ka lindur në vitin 1910 në fshatin Kërpicë të Gramshit me prindër Asllan dhe Xhemiko Gaxholli. Në vitin 1928 është martuar me File Çonikun në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Filja gjatë luftës është bashkuar me forcat nacionaliste të zonës së Tomorricës të drejtuara nga nacionalisti Abaz Ermenji. Pas lufte, familja iu nënshtrua diferencimit poltik të luftës së klasave nga regjimi i ri politik. Në vitin 1952 bashkëshorti i saj, File Çoniku u dënua nga Gjykata e Rrethit Gramsh me 6 vjet burgim (mosdorëzim arme). Në vitin 1964, së bashku me bashkëshortin dhe djalin, Adinam, vendoset në qytetin e Gramshit, por për shkak të ashpërsimit të luftës së klasave, në vitin 1967 dëbohet familjarisht në fshatin Skënderbegas, ku dhe ndërron jetë për shkaqe natyrale në muajin mars të vitit 1990. Bashkëshorti i saj, File Çoniku ndërron jetë në muajin nëntor të vitit 1991. Prehen së bashku në varrezat publike të fshatit Skënderbegas, Gramsh.

Burimi: Nga familja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.