Soprano. Studioi në Romë, në Akademinë Santa Cecilia. U kthye në Shqipëri ku interpretoi në disa skena operistike si soprano dhe në filmin e parë me metrazh të shkurtër "Takim në liqen". Arrestohet bashkë me të fejuarin, në vitin 1947 për bashkëpunim me misionin anglez dhe të huajt e UNRRA-s  dhe që kishte folur kundër pushtetit popullor. Nuk pranoi asnjë akuzë përveçse kishte folur kundër pushtetit. Dënohet me 5 vjet burg kur ishte 23 vjeçe. Në atë kohë, edhe i vëllai ishte i arrestuar. Pas dënimit, u ndalua transmetimi i të gjitha materialeve muzikore me zërin e saj.

Pas lirimit, internohet bashkë me bashkëshortin Tika Tezha në Kavajë duke mos mundur kurrë më t'i kthehej profesionit të sopranos.

 

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.