Menduh Ndreu | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Menduh Ndreu |
Vendlindja: | Sllovë , Peshkopi |
Datëlindja: | 2/6/1941 |
Internimi | |
Data e Internimit: | 1946 |
Fundi i Internimit: | 1951 |
Lindi më 2 qershor të vitit 1941, në Sllovë të Peshkopisë. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 9, datë 24 prill 1992, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Peshkopisë në rrethet e Vlorës e të Beratit, prej vitit 1946 deri në vitin 1951, dhe të dëbimit prej vitit 1951 deri më 30 shtator të vitit 1991.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 62