Lindi në Trevllazër, në vitin 1895. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1993, të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, në mbledhjen e datës 30 prill 1994, vendosi vërtetimin e faktit të vuajtjes prej tij të dënimit për motive politike nga data 15 dhjetor 1952 deri më 16 qershor 1955, kur edhe vdiq në burg

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 282
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.