Lindi më 19 maj të vitit 1891, në fshatin Tatzat të Delvinës. U arrestua më 1945, dhe më 21 shtator të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Delvinës e deklaroi fajtor "si kriminel lufte: Është hedhur vullnetarisht në organizatën tradhëtare të Ballit Kombëtar, ka marrë pjesë me armë në të gjitha operacionet e kryera prej gjermano-ballistëve etj." Dhe për këto arsye, e dënoi "me vdekje, me humbjen e të drejtave qytetare e politike dhe me  konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme dhe të paluajtshme". Dënimi me vdekje u aprovua edhe nga Gjykata e Lartë Ushtarake me vendimin nr. 291, datë 25. 9. 1945. U ekzekutua më 16 prill 1947.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 2, Fl. 58, 59.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.