Klerik katolik, matematikan, nëndrejtor i Shoqërisë Antoniane, definitor Provincës Françeskane Shqiptare.Lindi në Lezhë, më 16 mars të vitit 1909. Rrugën e meshtarisë e filloi më 14 korrik 1928. Urdhërat meshtarake i plotësoi më 17 shtator 1931. U diplomua për teologji e matematikë në Romë. Pas kthimit në Shqipëri, dha matematikë e fizikë në gjimnazin “Illyricum” të fretërve. U shugurua meshtar më 1935. Ishte dhe nëndrejtor i Shoqërisë Antoniane, si dhe volejbollist i dalluar. Shërbeu në famullitë e Bazit, Bushkashit, Nikaj-Mërturit etj. Ua rrestua për lidhje me Nikë Sokolin, Mark Gjon mArkajn dhe Kolë Bibë Mirakajn. U dënua me 20 vjet burg, nga të cilat bëri vetëm pesë. Vdiq më 1978.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 353
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.