Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, familja Dino që vinte nga Çamëria, ishte një ndër më të goditurat nga regjimi komunist. Njëri prej tyre, Mazar Dino, u dënua me vdekje nga komunistët edhe pse ishte një prej luftëtarëve më aktiv në mbrojtje të Çamërisë.  Mazar Dino u dënua me vdekje me akuzën për tradhëti, ndërkohë që ishin komunistët ata që e kishin tradhëtuar Mazarin, familjene tij dhe gjithë Çamërinë.

Mazari u arrestua në shtëpinë emikut të tij Isuf Musaj në Shijak.  U dënua me varje në litar te rrapi në Delvinë. Rrugës kur po shkonte drejt litarit, tek rrapi ku do mbyllte sytë përgjithmonë, Mazar Dino tha: Nuk më vjen keq që më ekzekutojnë vëllezërit e mi shqiptarë. Të më vriste greku do të më vinte shumë herë më keq”. Mazar Dino nuk pranoi t’i mbulonin sytë dhe t’i hiqnin stolin nga këmbët, por e hoqi vetë duke i rënë me këmbë. Kështu mbylli sytë përgjiothmonë djali i çamërisë, Mazar Dino, i dënuar me vdekje nga komunistët në shtator të vitit 1945.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

blank

Para se të varej te rrapi në Delvinë/ Mazar Dino: Po më vrasin vëllezërit e mi shqiptarë

Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, familja Dino ishte një ndër më të goditurat Lexo më shumë