Marube Gjelaj | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Marube Gjelaj |
Vendlindja: | Bajzë, Shkodër |
Datëlindja: | 1938 |
Internimi | |
Data e Internimit: | 20/2/1967 |
Lindi më 1938, në Bajzë, Shkodër. Më 18 janar 1994, me vendim nr. 27, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Shkodra në Bërdicë, Shkodër, prej 20 shkurtit 1967 deri më 30 shtator 1991, për motive politike.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, FL. 550-551